Pensionistet në vendin tonë trajtohen keq me medikamente mjekësore. Në
të shumtën e rasteve recetat e tyre  tejmbushen me ilaçe të panevojshme
dhe të padobishme, pa marrë parasysh riskun që mund t’u shkaktohet
atyre.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, një pensionist merr deri në 7-8 medikamente në ditë.

90 për qind e të moshuarve trajtohet me medikamente, për shkak të sëmundshmërisë që bartin. Por shpesh mjekët e familjes nuk kanë njohuri për efektet që mund të ketë kombinimi i medikamenteve me njëri-tjetrin.

“Kombinimi i shumë medikamenteve mund të përbëjë një rrezik. Mund të jenë të padobishme, por mund të jenë edhe të rrezikshme. Mjekët shqiptarë të  familjes ende nuk kanë një formim të mirë në fushën e trajtimit të të moshuarve. Ata duhet të trajnohen se si mund të veprojnë medikamentet tek një i moshuar dhe të marrin parasysh risqet”, thotë Alban Ylli, shef i Departamentit të Sëmundjeve Kronikë në Institutin e Shëndetëit Publik.

Pensionistet shpesh i marrin ato duke u konsultuar edhe me njeri-tjetrin, pa u drejtuar tek mjeku.

“Ajo që mund të konsiderohet me rrezik, është fakti që shumica dërrmuese e të moshuarve, marrin medikamente edhe pa recetë, pa këshillën e mjekut. Kjo mund të ndodhë edhe nën influencën e këshllave të miqve, shoëve, familjarëve, por edhe për shkak të burokracisë së sistemit tonë shëndetësor”, tha Ylli.

Pervec kesaj, ne farmacite tona vazhdojne te tregtohen medikamente pa receten e mjekut, duke shtuar riskun si ndaj pensionistëve por edhe te pacineteve te tjere.

Top Channel