Finalistët e BB6 në Fans Club, Anaidi: Jam “single”

02/06/2013 00:00

Big Brother uli siparin e edicionit të gjashtë të tij mbrëmjen e së shtunës, ku mes katër finalistëve, Shpendi, Elona, Ilir dhe Anaidi u shpall fitues ky i fundit. Katër finalistët ishin në qendër të vëmendjes për të sqaruar rrugën e tyre deri në finale mes zënkave, thashethemeve dhe afrimiteteve mes njëri-tjetrit.

Anaid: Me Joanën e kam mbyllur. Kam një “mikeshë speciale” jashtë
Fituesi i Big Brother foli për rrugëtimin dhe strategjinë e ndjekur prej
tij. Anaidi: Unë se kam shprehur asnjëherë aty brenda që jam më i miri.
Cdo gjë e kam bërë hap pas hapi në atë shtëpi. Nuk kam menduar për
lidhje apo dashuri aty brenda, por vetëm për një paraqitje të fuqishme
aty brenda.

Anaidi për marrëdhënien me Joanën:  E kuptova në takimin me
prindërit dhe Joanën që dicka nuk shkonte në marrëdhënien time me të.
Joana e ka shumë të qartë këtë pjesë. Këto janë lëvizje të pamenduara që
tregojnë që në një mënyrë në një tjetër nuk përputhemi. Në jetë, në
komunitet, jashtë shtëpisë së Big Brother ke më shumë mundësi zgjedhje.
Joana ka qenë zgjedhja ime aty brenda, ku janë aq pak zgjedhje. Pjesa
jam ‘single’ apo jo, besoj është e kuptueshme, jam single.

Anaidi për mikeshën speciale jashtë: Unë kam një mikeshë jete dhe
nuk ka qenë një lidhje e tipit seksual. Nuk bëhet fjalë për një lidhje
dashurie, por për një vajzë. Kësaj vajze i kam kërkuar për të deklaruar
marrëdhënien tonë para hyrjes në BB dhe më tha hyr dil e pastaj flasim.
Është njeri i rëndësishëm për mua.

Elona: Asgjë e vërtetë nga ato që janë thënë

Finalistja tjetër, Elona foli për zënkat e saj me Joanën dhe fjalët e përhapura prej kësaj të fundit. Ajo zgjodhi të mos zbulojë sërish “sekretin” e letrës së famshem të shkruajtur për Riken dhe këmbënguli se bëhej fjalë për një cështje familjare që ndau vetëm me Riken aty brenda.

Elona për Joanën: Do kisha dëshirë që në momentin që thuhen disa gjëra që krijojnë një opinion për mua, nga goja e një vajze të tillë… unë jam ulur këtu tek ju sot, ndërsa ajo jo. Pas kurrizit tim mund të flasë sa të dojë. Kjo është një dobësi e qartë e saj. Nuk kam asgjë për të sqaruar me Joanën. Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që janë thënë deri më tani për mua.

Elona për letrën: Unë kam mbajtur jetën private të mbyllur. Këtë doja ta ndajë vetëm me Riken nisur nga pikat që na bashkonin shumë në jetët tona. Për mua shoqëria me Riken është shumë e mirë dhe do ruhet. Letra do të mbetet sekret sepse është dicka që ka të bëjë me familjen dhe unë nuk dua ta ndaj. E di që nga publiku është parë në mënyrë të paqartë dhe keqinterpretohet.

Elona për ecurinë në shtëpinë e BB: Nga rruga që bëra në atë shtëpi gjërat i bëra sic i pata menduar dhe vendosur vetë. Më vjen mirë që isha në finalen e Big Brother.

Ilir: S’më ka lënë Rikja pa gjumë

“Nënkampioni” i këtij edicioni, Iliri rrëfeu zënkën me Elonën dhe “situatën” e krijuar me Riken. “As unë nuk e kam sjellë Elonën në finale, as ajo mua. Kanë ndodhur disa gjëra rrugës, por shpresojmë të zgjidhen. Deri diku nuk janë zgjidhur sepse ka qenë edhe Rike në mes që deri diku…”

Ilir për veten: Jam tip që kam buzëqeshur gjatë gjithë jetës. Në finale për mua me atë arrogancën time, për mua unë jam fituesi dhe e përjetoja si një fitore, pavarësisht se kush fitonte. Kam disa synime në jetën time që mendoj se edhe me një vend të dytë do arrij të dal atje ku dua unë, por gjithmonë me buzeqeshje. Ky ka qenë një nga mesazhet që unë kam dashur të përcjell, buzëqeshja.

Elona për Ilirin: Iliri nuk kërkoi vetë të krijonte aleanca.

Iliri për finalen: Unë kisha parashikuar finalen ashtu sic ndodhi edhe me katër emrat që dolëm, me ndryshimin se kisha thënë që do isha unë fituesi.

Iliri për Riken: Pata një lëkundje të asaj që unë e quajta shoqëri. Ishte një situatë që unë i kisha dhënë një vlerë shumë të madhe emocionale. Unë jam njeri që kam probleme në besimin e njerëzve të tjerë. S’më ka lënë Rikja pa gjumë, ishte e gjithë situata që ka ndodhur mes meje, Elonës dhe Rikes.

Anisa, e dashura e Ilirit: Unë s’pashë raport Ilir-Rike. Iliri krijon gjithmonë situata për të arritur atje ku dëshironte, por asnjëherë nuk e mban të fshehtë dhe loja ishte që të hyja unë, por unë nuk hyra dhe nuk funksionoi. Tani jemi jashtë, unë me Ilirin dhe Rikja me Lukan.

Shpendi: Fitova prapë raportin me babain

Shpendi, i eleminuari i parë i finales ishte i pari që iu bashkangjit
panelit të Fans Club. Ai foli për marrëdhënien me të atin, e normalizuar
tashmë si dhe për detaje nga njohja dhe ndarja me ish-bashkëshorten e
tij.

“Menjëherë pas spektaklit jam takuar me babain. Jemi përshëndetur si atë
e bir, ashtu sic është më së miri. Pashë që gjithcka është në rregull
dhe fitova ndoshta më shumë se sa Big Brother, fitova prapë raportin tim
me babain”, tha ai.

Shpendi tregoi edhe arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e aventurës së Big
Brother: “Doja të ndryshoja gjithcka dhe vendosa të luftoj dukurinë.
Unë kam ndërtuar një karakter jo aq të mirë kundrejt meje dhe ndoshta
disa probleme që janë akumuluar gjatë viteve deri tek momenti i vendimit
tim. Cdo gjë e jepja nga vetja që të qetësoja banorët në shtëpi. Jam
munduar të jem sa më korrekt me të gjithë banorët dhe të jem i pastër
nëpër situata, pa i lënë banorët të grinden”.

Konkurenti nga Kosova tregoi edhe për të vërtetat dhe thashethemeve që
qarkullojnë për njohjen e ndarjen e tij nga ish-bashkëshortja: “Nuk ka
qenë e punësuar tek biznesi ynë kur e kam njohur. E kam njohur më parë,
më pas u punësua”.

Ai shtoi se për ndarjen ka qenë shkak një listë më numra telefoni
biznesi, disa të panjohur që ngjallën xhelozinë e ish-bashkëshortes së
tij.

Sa për marrëdhënien e tij me Eldorën, Shpendi tha: “Krijova një
përshtypje të keqe për Eldorën në fillim, ndërsa duke u afruar me të
krijova besim dhe nëpërmjet saj kam dhënë shumë mesazhe për të njohurit e
mi. Eldorën dhe Xhimin i kam patur dy njerëzit më të afërt në shtëpi.
Jam i kënaqur me të dy, sidomos me Eldorën. Ka qenë vendimi im që të mos
lidhem me asnjë aty brenda”.

Vetë Eldora plotësoi: “Marrëdhënia jonë është një miqësi shumë e mirë. Shpendi për mua ka qenë njeriu më i besueshëm në atë shtëpi”.

Me bërjen publike të sëmundjes së Eldorës, banorët e shtëpisë së Big
Brother shprehën gatishmërinë për ta ndihmuar atë. Në Fans Club u bë
publike nisma për hapjen e një numri llogarie për t’i ardhur në ndihmë
Eldorës. “Pasi ka dalë klipi i Eldorës kemi diskutuar këtë cështje dhe
kemi diskutuar me banorët mënyrën për të kontribuar”.

Top Channel