Rihanna “përshëndet” Stambollin

31/05/2013 16:40

Rihanna mbërriti me jaht në qytetin e Stambollit ditën e enjte për koncertin e radhës së turit të saj botëror dhe para se të zbriste mori pozë me gishtat e mesit ngritur dhe foton e postoi në Twitter.

Këngëtarja 24-vjeçare e shoqëroi foton vulgare me komentin: “Më fal mami!” Rihanna ka pasur shumë sukses me turin e saj dhe në Twitter është mburrur gjatë gjithë kohës me këtë gjë.

“Po mbush plot stadiumet”, “Duke zbarkuar nga jahti për në koncert” apo “Të gjunjëzuar para meje” janë disa nga statuset e tjera të saj.

Turi i saj botëror “Diamonds” ka nisur në muajin mars dhe do të përfundojë në muajin tetor.

Top Channel