”Fshatarët” Clooney-Damon

31/05/2013 09:50

Një fshat britanik në Buckinghamshire pati disa vizitorë të rrallë gjatë së enjtes.

George Clooney, Matt Damon dhe aktori i “Artistit”, fituesii çmimit “Oscar” në 2011-n, Jean Dujardin, të shoqëruar nga një mori kameramanësh, skenografësh, grimierësh, montazhierësh, drejtorë të fotografisë, ndriçimit, etj, “zbarkuan” në zonën e largët rurale, të mësuar me faktin që në të nuk ndodh kurrë asgjë.

I zgjedhur për shtëpitë e tij karakteristike të fillim shekullit të XX, fshati i ofron Clooneyt, në rolin e regjizorit këtë herë, një sfond perfekt për filmin e vendosur në një sfond të viteve të Luftës së Dytë Botërore.

E ndërsa kamerat filmuan skenat që u xhiruan gjatë ditës, kamera të tjera amatore apo të instaluara në “smartphone” e banorëve të fshatit, xhiruan edhe ato çdo hap të këtij filmi.

Në një prej skenave kryesore, Matt dhe Jean, të veshur si dy fshatarë të thjeshtë, shfaqen duke lëvizur nëpërmjet një kali.

Aktualisht, pak detaje janë bërë publik rreth filmit, por ai bazohet në librin historik të Robert M.Edsel, “Heronjtë Aleatët, Grabitësit Nazistë dhe gjuetia më e madhe e thesarit në histori”.

Top Channel