Bieber fut në telashe dy klubet e natës

31/05/2013 14:20

Justin Bieber mund të ketë futur në telashe dy klube nate në Nju Jork, raportoi të premten revista rozë “TMZ”.

Këngëtari u pa të frekuentonte klabet gjatë së enjtes dhe manaxherët e kënaqur të “Marquee” dhe “1 Oak” i hapën dyert të riut, një “magnet” i sigurt për klientelën, por pak e menduan në atë moment se në fakt, Bieber nuk e ka mbushur moshën për të frekuentuar ambiente të tilla.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, frekuentimi i lokaleve të natës është i kushtëzuar me moshën 21-vjeçare, çka do të thotë se Bieber duhet të presë edhe dy vjet për të shkelur në këto ambiente.

Përballë këtyre fakteve, është e pritshme që secili prej klabeve të gjobitet nga autoritetet.

Përsa i përket vizitës së Bieber, i shoqëruar nga truprojat e tij, këngëtari u pa duke flirtuar me disa vajza të pranishme në secilin prej klubeve, duke u larguar në një destinacion të panjohur me disa prej tyre më vonë gjatë natës.

Më parë gjatë këtij muaji, Bieber bleu një shtëpi të posaçme për festat që synon të organizojë, për të cilat ka vendosur një klauzolë që imponon sekretin e plotë ose përballjen me mundësinë e një gjobitje prej 5 milionë dollarësh për secilin prej të ftuarve.

Top Channel