Radcliffe: Harry? Mund të kthehem sërish

30/05/2013 00:00

“Të kthehem në sagën e Harry Potter? Mund ta bëj në rolin e babait të
Harry, i angazhuar në një nga betejat e para kundër Voldemort”.

Me këto fjalë, Daniel Radcliffe, fytyra kinematografike e magjistarit të krijuar nga pena e J. K. Rowling, lë të hapur mundësinë e kthimit në sagën që e bëri të famshëm.

Kjo, pavarësisht se kohë më parë ai ishte distancuar nga shkolla e magjisë e Hogwarts. Por këtë herë Daniel ka një kusht, që roli i tij të mos jetë më ai i Harryt.

Në vitet e fundit, Radcliffe interpretoi në filmin “The woman in black”, një thriller-horror që u mirëprit nga publiku britanik e më gjerë dhe që i ka hapur perspektivë aktorit për role të reja.

Top Channel