Bon Jovi, “bamirësi” për spanjollët

30/05/2013 16:10

Një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës rock, amerikani Jon Bon Jovi, vendosi që të shpërndarë gratis biletat për spektaklin e tij të radhës në Madrid, për shkak të krizës ekonomike që po përjeton Spanja.

Në fillim, Bon Jovi vendosi që të shiste biletat në kuotat e 18-39 eurove, shumë më lirë se sa çmimet normale prej 40-99 eurosh.

Megjithatë, në një reflektim të dytë, duke para se shumë spanjollë kishin vështirësi të blinin biletat e tij edhe me çmim të ulur, Bon Jovi vendosi që spektakli i tij të bëhet falas.

Në një intervistë për të përditshmen “El Mundo”, 51-vjeçari argumentoi se fillimisht, Madridi ishte lënë jashtë listës së destinacioneve të turit europian, për shkak të frikës se kriza ekonomike do të dëmonte shitjen.

Megjithatë, ai shtoi se ndihet shumë “mirënjohës Spanjës”, për mbështetjen shumëvjeçare që i kanë dhënë fansat e tij të shumtë në këtë vend.

Koncerti i Bon Jovit në Madrid do të mbahet në datën 27 qershor.

Top Channel