Milla Jovovich, 5 orë izolim në Venecia

29/05/2013 00:00

Ka pasur sukses të madh si modele dhe aktore e për këtë arsye Milla Jovovich ka kombinuar talentet e saj për një performancë të pazakontë në Itali.

37-vjeçarja tregoi format trupore si një vepër arti e gjallë në Bienalen e Venecias ditën e martë.

Milla ishte futur brenda një kutie prej xhami ku qëndroi për 5 orë dhe mund të komunikonte me botën e jashtme vetëm me anë të telefonit.

Binte në sy që protagonistja e sagës ‘Resident Evil’ nuk kishte vënë reçipeta.

Top Channel