Kur Rita Orën nuk e njihte askush

29/05/2013 18:55

Së fundmi, Rita Ora është vendosur disa herë në qendër të vëmendjes për stilin e saj në veshje.

Këngëtarja me famë botërore, e lindur në Prishtinë, e cila ka deklaruar se zgjedh vetë veshjet e saj e se nuk ka nevojë për stilistë, gjatë javës u vendos në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi u shfaq në një koncert në Londër me një palë pantallona të çuditshme, në të cilën imitohej një portret i gëzuar njeriu.

Më parë, 22-vjeçarja befasoi audiencën edhe gjatë një shfaqje në Uells, në të cilën Rita ishte e veshur me një fustan shumëngjyrësh.

Megjithatë, ka qenë një periudhë kur e reja kishte një pamje shumë më të natyrshme se sot, kur flokët e Ritës ishin në ngjyrën e tyre origjinale gështenjë, kur make-up pothuajse nuk ekzistonte e kur zgjedhjet e saj në modë nuk përbenin frymëzim për qindra vajza të reja.

Në një postim në rrjetin “Instagram”, ishte vetë Rita ajo që postoi ditën e mërkurë, një imazh të saj në vitet e adoleshencës.

Top Channel