Emma Watson: Nuk kam besim tek vetja

29/05/2013 14:00

Është bërë e famshme në moshë shumë të vogël falë sagës ‘Harry Potter’, por tashmë Emma Watson po mundohet të “shkëputet” nga roli i Hermionës dhe të nisë një karrierë normale.

23-vjeçarja deklaroi në një intervistë për revistën ‘Rookie’ se do e ketë shumë të vështirë të çajë në kinematografi: “Më duket sikur do vijë dita që dikush do të më thotë që nuk bëj për këtë punë dhe se nuk meritoj asgjë nga ato që kam arritur.”

Watson zbuloi se kur po xhironte skenat e filmit të fundit të sagës ‘Harry Potter’ kishte humbur besimin si aktore: “Nuk kisha më besim tek aftësitë e mia. Tani që kam interpretuar në dy filma të tjerë ndihem shumë më mirë.”

Aktorja britanike ka qenë në Kanë gjatë këtij muaji për promovimin e filmit të saj më të ri ‘The Bling Ring’, i bazuar në historinë e vërtetë të një bande banditësh adoleshentë, të cilët kanë vjedhur shtëpi VIP-ash si Paris Hilton, Orlando Bloom, Lindsay Lohan dhe Megan Fox

 

Top Channel