Aktorët e ‘The Hangover’ shijojnë Rion

29/05/2013 11:25

Bradley Cooper, Ed Helms, Ken Jeong, Zach Galifianakis dhe Heather Graham ndodhen në Brazil në kuadër të turit promovues të pjesës së tretë të filmit ‘The Hangover’ dhe kanë përfituar nga rasti për të shijuar plazhin e Rios.

Në një kohë që të tjerët u futën në ujë, Cooper kaloi kohën thjesht duke parë dhe duke biseduar me regjisorin e filmit, Todd Philips.

Filmi i parë ‘The Hangover’ ka pasur një buxhet prej 35 milionë dollarësh dhe aktorë që në atë kohë ishin thuajse të panjohur, por fitimet e tij shkuan në 467.5 milionë dollarë dhe karriera e Bradley Cooper, Ed Helms dhe Zach Galifianakis mori hov të madh.

Filmi ‘The Hangover 2’ pati një fitim prej 570 milionë dollarësh duke patur edhe më shumë sukses se i pari.

Top Channel