Scarlett Johansson në rolin e Hillary Clinton

28/05/2013 16:50

Aktualisht po xhiron skenat e filmit ‘Captain America 2’, por Scarlett Johansson mendohet se do të jetë e përzgjedhura për të interpretuar rolin e Hillary Clinton në filmin biografik ‘Rodham’.

Aktorja 28-vjeçare ende nuk e ka siguruar këtë rol pasi në garë për të janë edhe Jessica Chastain, Amanda Seyfried dhe Reese Wistherspoon.

Filmi do të fokusohet në fazat e para të karrierës së ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, kur ka qenë avokate në Uashington.

“Rodham është udhëtimi i një gruaje e cila ishte e ndarë mës dëshirave të saj personale dhe ambicies profesionale”, ka thënë skenaristi Young il-Kim për ‘Politico’ në fillim të këtij viti.

Top Channel