“Iron Man 3”, në listën e top-five

28/05/2013 00:00

“Iron Man 3”, filmi i bazuar në novelën grafike me të njëjtin titull, ka
zënë vendin e pestë në listën e filmave më fitimprurës të të gjitha
kohërave.

Episodi i tretë i sagës së njeriut të hekurt ka arkëtuar 1.14 miliard dollarë në mbarë botën, duke zbritur nga piedestali filmin e vitit 2011, “Transformers: Dark of the Moon”.

“Avatar” dhe “Titanic” mbeten kampionët e fitimeve për të gjitha kohërat, pasi kanë fituar mbi 2 miliardë dollarë secili.

“Avengers” dhe finalja e magjistarit “Harry Potter” renditen përkatësisht i treti dhe i katërti, me nga 1.5 dhe 1.34 miliardë dollarë.

“Iron Man 3”, që u shfaq në prill në Britani dhe në maj në Shtetet e Bashkuara, është i treti me protagonist Robert Downey Jr, në rolin e luftëtarit të hekurt.

Top Channel