Chris Brown bashkëjeton me ish të dashurën

28/05/2013 21:45

Chris Brown ka lënë pas marrëdhënien me Rihanna dhe tashmë po bashkëjeton me ish të dashurën e tij Karrueche Tran.

Reperi u nda për të disatën herë nga këngëtarja nga Barbados në muajin prill dhe mediat rozë bëjnë të ditur se është rikthyer me vajzën me të cilën ka qenë i lidhur më parë.

Brown e ka ftuar Karrueche Tran të bashkëjetojë me të në mansionin e tij në Los Angeles dhe ajo ka pranuar para një muaji.

Top Channel