Në “luftë” me drogën që në moshën 13-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur të ‘Samarës’ Muzika klasike është cilesuar në të gjitha kohërat si elitare. Për artistët, zhanri është shume plotësues, pasi në një opera janë të gjitha të perfshira: të kënduarit, aktrimi, karakteri i personazhit, e gjitha duke kënduar “live” për orë të tëra.
Edhe pse spektatoret ne skene admirojne shfaqjen finale, pak mund ta dine qe puna e nje sopranoje perpara shfaqjes kerkon shume sakrifica dhe mund.
Ardita Meni eshte nje 26-vjeçarja soprano lirike. Profesioni qe e do kaq shume, i “rremben” vajzes pjesen me te madhe te dites ne pergatitje dhe prova te vazhdueshme.
Per Ingrid Pulizon, pianisten qe shoqeron provat e Ardites, vajza eshte nje talent premtues. “Është një kënaqësi që ish-nxënësit t’i shohësh një ditë të ngjiten në skenë, sikundër Ardita është një ish-nxënëse e imja dhe meqë jemi përpara premierës i uroj shumë suksese sikundër për të gjithë projektet e tjera që kemi në vazhdim”, deklaroi Pulizo.
Ne moshen 10-vjeçare, ajo nis te studioje piano dhe solfezh.Ambieti i shtepise ishte skena e pare e improvizuar. Me pas, ne Shtepine e Pionerit ajo u spikat nga Luan Zhegu si kengetare lirike.
“E veçanta e Arditës është se fiton audicionet në këtë institucion dhe fiton rolin. Kjo është një mundësi që ta jep “Teatri i Operas dhe Baletit”, siç i jepen edhe këngëtarëve të tjerë. Me punë shkohet kudo, ndaj i uroj suksese në skenat më të mëdha të botës”, shtoi mësuesja e saj.
Ne vitin 2009, Ardita diplomohet ne Akademine e Arteve ne degen e Kantos me ”Medalje te Arte”.
Gjate viteve akademike ajo debuton ne role operistike si stoliste kryesore me disa role, ndersa merr pjese ne konkursin e te rinjve ne “TOB”, ku klasifikohet ne vend te pare.
Fale talentit, perzgjidhet per te performuar 3 vite rrjesht ne koncertin e BE-se ne diten e Europes, gje qe ishte arritje per 26-vjeçaren.
E reja eshte njekohesisht pedagoge e kantos ne liceun artistik “Jordan Misja”, ndersa ka eksperimentuar dhe ne fushen e aktrimit. Ne filmin shqiptaro-serb,”Honeymoon”, luan rolin e nje nuseje shqiptare.
Ambiciet per te ardhmen? Te behet dirigjente korale…Fale punes, sigurisht qe do t’ia dalë…
Top Channel