Psy vërshëllehet në “Olimpico”

27/05/2013 11:30

Psy mund t’i pëlqejë fëmijëve dhe adoleshentëve, por me siguri që nuk i pëlqen aspak tifozëve të Romës dhe Lacios.

Reperi korean arriti që dy nga tifozeritë më të zjarrta në planet të binin dakord me njëra-tjetrën për here të parë dhe ta vërshëllenin atë njëkohësisht.

Kur po këndonte para ndeshjes finale të Kupës së Italisë mes Lacios dhe Romës në stadiumin Olimpico, tifozët e të dyja skuadrave kanë nisur të vërshëllejnë dhe volumi i muzikës është ngritur në maksimum për të “mbytur” kontestimet.

Pas performancës që nuk i pëlqeu aspak publikut të kryeqytetit italian, Psy tha “E dua Italinë!” dhe “Faleminderit” para se të largohej me turp nga skena.

Top Channel