Kanë, Asia Argento tregon gishtin e mesit

27/05/2013 09:15

Përgjatë dy javëve, Kana shndërrohet në qytetin më luksoz në botë pasi i gjithë Hollivudi “zbarkon” në Francë për festivalin më prestigjioz të filmit.

Por, Asia Argento nuk do t’ia dijë aspak dhe në tapetin e kuq, në ditën e fundit të festivalit, i tregoi gishtin e mesit fotografëve dhe kameramanëve.

Aktorja dhe regjisorja, nënë e dy fëmijëve, e bëri këtë gjest për të vënë në lojë ata VIP-a që humbin toruan nga paparacët dhe bëjnë skena të tilla.

Gjatë ditës së fundit të Festivalit të Filmit në Kanë, Asia Argento prezantoi një nga çmimet.

Top Channel