Kanë, aktoret që treguan më shumë seç duhet

27/05/2013 10:00

Në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Kanës kanë parakaluar shumë personazhe të famshëm të Hollivudit dhe për të tërhequr sa më shumë vëmendje kishin zgjedhur për eventin veshje ekstravagante dhe provokuese.

Por, kishte dhe nga ato aktore të cilat kanë kaluar kufirin në mënyrë që të bënin edhe më shumë bujë. Bashkëshortja e regjisorit të famshëm Roman Polanski kishte zgjedhur një fustan me një dekolte shumë të hapur dhe ishte e pritshme që fotografët të kapnin poza interesante.

Eva Longoria ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen pasi poshtë fustanit të gjelbër, aktorja kishte harruar të brendshmet dhe gjatë ngjitjes së shkallëve u dallua qartë ky fakt.

Të njëjtin fat pësoi edhe aktorja Rosario Dawson. Edhe pse në pamje të parë duket se edhe ajo ka harruar të mbathurat, në të vërtetë ajo ka zgjedhur të brendshme me ngjyrën e lëkurës.

Top Channel