”Big Brother”, përcaktohen finalistët

26/05/2013 08:40

Anaidi, Elona, Iliri dhe Shpendi do të jenë katër finalistët e edicionit të gjashtë të “Big Brother Albania”, i cili do të kulmojë me shpalljen e fituesit të shtunën e ardhshme.

Vetëm një javë përpara finales së madhes, dy konkurrentë iu larguan shtëpisë, Rike si më pak e preferuara dhe Eldora, e cila grumbulloi më pak vota nga televotimi surprizë për të preferuarit e publikut në finale.

”Mesazhi që kam dashur të transmetoj që në fillim ishte gjëja më e rëndësishme për mua në këtë “Big Brother”. Dhuroni gjak të shpëtoni jetë, ose për të përmirësuar jetën e disa personave që kanë me të vërtetë nevojë për të. Janë persona që nuk duhet të diferencohen apo distancohen nga shoqëria”, ishte apeli i Eldorës, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

”Një eksperiencë shumë e bukur, që kushdo do të donte ta përjetonte dhe njef sa më shumë veten atje brenda”, tha Rike.

Gjatë gjysmëfinales së të shtunës u zbuluan edhe të gjithë sekretet e zbuluara nga banorët që prej fillimit të konkurimit, por edhe gabimet e tyre.

Ndërkaq, publiku mund të vazhdojë të votojë gjatë kësaj jave, për banorin e tij të preferuar, të cilin do të donin ta shihin të fitonte çmimin e madh të “Big Brother 6”.

Top Channel