Kanë, duartrokitje për Polanskin

25/05/2013 00:00

Është pritur me duartrokitje filmi i fundit në garë për edicionin e
66-të të Festivalit të Kanës, “Perëndesha me peliçe”, që mban firmën e
regjisorit Roman Polanski.

Bëhet fjalë për një film të bazuar në një roman të vitit 1870, me autore Sacher Masoch. Protagonistë absolutë, në një film me vetëm dy personazhe, janë Mathieu Amalric dhe Emmanuelle Seigner.

Filmi tregon historinë e dy të rinjve, Thomas dhe Vanda, që janë në garë për të interpretuar një shfaqje teatrale, të cilën do ta bëjnë njëri në dëm të tjetrit.

Top Channel