Brad Pitt: Harroj fytyrat e njerëzve

25/05/2013 00:00

Brad Pitt është një ndër aktorët më të mirë në botë, por ka një problem:
e ka të vështirë të mbajë mend fytyrat e njerëzve përreth.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori për revistën “Esquire”, ku ka saktësuar se mund të vuajë nga një sëmundje e sistemit nervor që i pengon të fokusojë fytyrat e njerëzve.

“Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk kam respekt ndaj tyre”, ka treguar Pitt në intervistën që do të publikohet më 31 maj.

Por jo vetëm kaq, në intervistë Pitt ka treguar edhe se kur ishte martuar me yllin e “Friends” Jennifer Aniston ka qenë përdorues droge.

Ndërsa sot, ka rrëfyer ai, ka gjetur lumturinë dhe stabilitetin me bashkëshorten Angelina Jolie dhe klanin e tyre prej 6 fëmijësh.

“Kam menduar gjithmonë që po të kisha pasur një familje do të kishte qenë fantastike”, është shprehur më tej Pitt, që së fundmi është shfaqur në ekranin e madh me filmin “World War Z”.

Top Channel