Obama 17-vjeçar me të dashurën e tij

24/05/2013 00:00

Një xhaketë të bardhë, një këmishë blu të errët dhe një kravatë të kaltër…veshje stil alla-Travolta.

Ky është Barack Obama 17-vjeçar, që tregohet në një foto të botuar së fundmi në revistën “Time” në Shtetet e Bashkuara.

Si të gjithë bashkëmoshatarët, presidenti i ardhshëm amerikan në atë kohë, priste me padurim festën tradicionale të quajtur “Prom”, ku të rinjtë e atyre viteve festonin përfundimin e vitit shkollor.

Në foto Obama 17-vjeçar shfaqet me të dashurën e asaj kohe, Megan Hughes, një bjonde e veshur me një fustan të kaltër dhe dy miq të tjerë.

Top Channel