Justin Bieber blindon festat e tij

24/05/2013 00:00

Paraja s’mund të blejë miq, por me siguri mund të të sigurojë një klasë të lartë armiqsh. Justin Bieber ka vendosur të detyrojë të ftuarit nëpër festat që realizon në shtëpinë e tij në Los Anxheles, që të mos nxjerrin asnjë sekret jashtë mureve.

Bëhet fjalë për një kontratë që këngëtari 19-vjecar detyron ta firmosin të gjithë të ftuarit. Në të ndalohet publikimi i fotove në internet apo mediat, ndalohet komentimi i gjendjes shëndetësore të këngëtarit dhe një sërë censurimesh të tjera.

Penalizimi: Kushdo që thyen rregullat e parashikuara në kontratën e nënshkruar përpara se t’i bashkohet festave të organizuara nga këngëtari kanadez, duhet ta dëmshpërblejë atë me 5 milion dollarë.

Sipas TMZ kontrata ka vlerë ligjore dhe njihet si praktikë e përdorur gjërësisht nga disa të famshëm në Hollywood. Mes atyre që u kanë mbyllur gojën miqve të tyre, kanë qenë Madonna dhe Britney Spears.

Justin Bieber ka përfunduar së fundmi në faqet e para të revistave gossip dhe të faqeve të internetit për festat e shfrenuara të organizuara në kompleksin e tij në Los Anxheles…dhe me masën e re kërkon që të shmangë pikërisht këtë.

Sigurisht, personi që nuk do të pranojë kurrë t’i bashkohet një feste të Justin Bieber, me apo pa firmën mbi kontratë, është Jon Bon Jovi. Pak ditë më parë këngëtari 51-vjecar e quajti Bieber një idiot për shkak të mungesës së korrektësisë nëpër koncertet e tij përballë publikut.

Top Channel