Indi, vriten 3 ushtarë në Kashmir
24/05/2013 08:00
Tre ushtarë indianë janë vrarë në një pritë të militantëve në distriktin e Pulvamës, në Kashmir të Indisë.
Një zëdhënës i ushtrisë bëri të ditur se sulmi u krye pasi trupat ushtarake ishin në një operacion në zonën e Tralit.
Militantët ishin të fshehur në pyll në momentin që nisën të qëllonin me armë zjarri.
Kashmiri njihet për kundërshtimin e regjimit indian që nga viti 1989, por dhuna është rritur shumë sidomos në muajt e fundit.
Top Channel