Finalja e “The Voice Kids”

24/05/2013 00:00

Gara mes konkurrentëve të vegjel në “The Voice Kids” do të kulmojë mbrëmjen e së premtes me finalen e madhe të këtij konkursi muzikor. 

6 finalistet, ndër të cilat juria do të perzgjedhë edhe fituesen e këtij edicioni të parë për fëmijë, janë të gjitha vajza.  

Uendi, Riselda, Elisa, Elona, Rita dhe Dua, kanë mbërritur deri këtu pas një aventure të mbushur me të papritura, sfida, lot dhe gëzim.

Në tre fazat e konkurrimit, zërat e vegjël më të mirë në të gjitha trojet shqipfolëse kanë servirur për publikun një spektakël të jashtëzakonshëm.

Fituesen e pret një çmim special, por të gjithë femijëve do t’u shpërndahen dhurata te ndryshme.

Mbrëmja finale do të sjellë padyshim shumë argëtim, emocione të forta dhe muzikë nga 6 zërat e rinj më premtues që tejkaluan çdo kufi, duke u renditur të parët ndër 1200 fëmijët që aplikuan për të qenë pjesë e këtij spektakli.
Ndërkohë vota e publikut do të jetë shumë e rëndësishme në këtë finale të parë të ‘The Voice Kids’.     

Top Channel