Sozia e Psy mashtron Kanën

23/05/2013 00:00

Një aziatik, duke përfituar nga ngjashmëria e madhe me këngëtarin koreano-jugor, Psy ka fituar akses në eventet më speciale të festivalit të filmit në Kanë, duke u hequr si këngëtari i “Gangnam Style”.

“Psy-ja fals” ka dhënë autografe të panumërta për fansat e tij, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotot me personat e tjerë të famshëm, mes të cilëve edhe një me aktoren e Skyfall Naomie Harris. Fotoja është shkrepur gjatë festës së organizuar nga shtëpia e bizhuterive, Chopard.

Aktorja e ka postuar atë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter. Pikërisht këtu është zbardhur mashtrimi perfekt i sozisë së Psy. Psy “i vërtetë” sapo ka parë foton ka komentuar:

“Mesa duket ka një tjetër unë që vjen vërdallë nëpër Kanë. Përfitoj nga rasti ta përshëndes”, shkruajti këngëtari koreano-jugor.

Top Channel