Afrikë, sulmohet miniera franceze e uraniumit

23/05/2013 15:50

Militantë kamikazë sulmuan një kamp ushtarak dhe një minierë franceze e nxjerres së uraniumit në dy qytete në veriperëndim të Nigerit, raportuan të enjten mediat ndërkombëtare.

Shpërthimi në bazën ushtarake pranë Agadezit la të vrarë të paktën 19 persona, midis të cilëve 18 ushtarë, pranoi Ministri i Brendshëm i Nigerit, Abdou Labo.

Katër atentatorë mbetën të vrarë në sulm, ndërsa një i pestë është duke mbajtur aktualisht peng një oficer.

Ndërkohë, sulmi i njëkohshëm në minierën e ndodhur pranë qytetit të Arlit plagosi të paktën 50 vetë.

Ishte grupi xhihadist “Mujao”, ai që mori përsipër përgjegjësinë për këto sulme terroriste.

”Ne i shpallim luftë të gjithë armiqve të islamit në Niger”, deklaroi zëdhënësi i organizatës terroriste, Abu Walid Sahraoui. “Franca është armiku ynë, pasi Nigeri ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Francën, një vend që ka hapur luftë kundër sheriatit (ligjit fetar)”.

Një prej minierave më të vlefshme dhe me prodhimin më të madh të prodhimit të uraniumit në botë, ajo e Arlit i është dhënë në përdorim me koncension Francës, e cila prej disa vitesh ka vendosur trupa speciale në zonë, për të mbrojtur këtë pasuri me një rëndësi të veçantë për Parisin.


Niger, ne foto kryeqyteti Niamei (ne jug) dhe qytetet ku u perqendruan sulmet terroriste kete te enjte, ne Arlit dhe Agadez

Megjithatë, mbrojtja me forca elitare nuk ka shmangur sulmet ndaj minierës dhe në vitin 2010, shtatë specialistë francezë të punësuar në Arlit u morën peng prej islamistëve.

Katër prej tyre vazhdohet të mbahen peng dhe nuk ka asnjë informacion nëse janë ende në jetë.

Një ish-koloni franceze, Nigeri (për të mos u ngatërruar me Nigerinë), figuron në listën e një prej 10 vendeve më të varfëra në botë dhe vuan nga paqëndrueshmëri kronike politike e të rendit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA