Zemra e madhe e protagonistit të “Hangover”

22/05/2013 21:00

Zach Galifianakis nuk është vetëm një aktor i madh, por edhe një njeri me zemër të madhe.

Protagonisti i “The Hangover”, në rolin karizmatik të Alan, pagoi për t’i blerë një banesë një të pastrehe 87-vjeçare, të cilën më pas e ftoi që ta shoqëronte në premierën e pjesës së tretë dhe të fundit të filmit, në Los Anxhelos.

Zach e njohu të moshuarin 18 vjet më parë, kur ajo punonte në një lavanderi, por së fundmi e ritakoi në rrugë dhe mësoi se ajo ishte e pastrehë.

I vendosur për të bërë mirë, aktori i bleu asaj një shtëpi të vogël, ndërsa i bëri dhuratën e jetës, duke e ftuar që të ishte pjesmarrëse në një mbrëmje gala të Hollivudit, përkrah shumë yjeve të tjerë të kinematografisë.

Një tapet i kuq mbi të cilin zakonisht shkelin disa prej njerëzve më të pasur, më të njohur dhe shpesh herë më fodullë të botës, parakalimi i 87-vjeçares ofroi një pamje të veçantë, që u duatrokit dashamirësisht nga të pranishmit.

Top Channel