Ka pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re.

32-vjeçarja është fotografuar me bikini gjatë pushimeve të saj në ishujt grekë për herë të parë vetëm me bikini.

Kim, e cila është në muajin e shtatë të shtazënisë, ndodhet aktualisht me familjen në Greqi dhe duket shumë rehat me format e saj të reja.

Ditët e fundit Kim Kardashian kishte postuar në Twitter shqetësimin e saj për rrobat që duhet të vishte në këtë periudhë: “E kam të vështirë të gjej rroba që nuk më bëjnë të dukem e shëndoshë.”

Top Channel