Robert-Kristen ndahen sërish

22/05/2013 00:00

Robert Pattinson është bërë mjeshtër i paktimit të rrobave. Aktori britanik është zhvendosur sërish nga “foleza e dashurisë” që ndante me Kristen Stewart, pasi zbulimit se ajo ruante kontaktet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi verën e kaluar.

Miq të përbashkët të çiftit hollivudian, të cituara nga mediat rozë në Shtetet e Bashkuara, deklaruan se Robert përfitoi nga një moment kur Kristen ndodhej në dush për të lexuar mesazhet në celularin e saj. Aty ai ka gjetur një bisedë mes saj dhe regjisorit Ruper Sanders me të cilin bashkëpunoi jo vetëm për filmin “Borëbardha dhe gjahtari”…

Gjithcka ka ndodhur pikërisht ditëlindjen e tij, më 13 maj. Ai është fotografuar me automjetin e tij ku të ngarkuara kishte sendet vetjake dhe në mbrëmje nuk ka ftuar Kristen në festimet e 27-vjetorit të lindjes.

Miqtë e përbashkët thanë se Robert i ka kërkuar Kristen të mos e telefonojë më dhe është shprehur se nuk do të kthehet më kurrë me të.

Top Channel