" /> ">

Ribashkohet gjysma e “Friends”

22/05/2013 16:50

Ndonëse një ribashkim i gjashtë protagonistëve të famshëm të “Friends” është përjashtuar të ndodhë nga producentët, ndjekësit e serialit patën një surprizë me të vërtetë të veçantë këtë të mërkurë.

“Gjysma” e “Friends”, Jennifer Aniston, Courteney Cox dhe Matthew Perry u ribashkuan në studiot e “The Ellen Shoë”, për të prezantuar një spot të shkurtër publicitar, në të cilën aktorët rikthehen së bashku.

Në skeçin e shkurtër të tre aktorëve, ishte e përfshire edhe Portia De Rossi, e dashura në jetën reale e prezantueses së famshme të spektaklit të lartpërmendur, Ellen de Generis.

Kjo e fundit, në faqen e saj në “Twitter”, publikoi të mërkurën një imazh nga bashkëpunimi me Aniston, duke ndërtuar së bashku skenarin e programit të saj, në transmetim ditën e nesërme.

Top Channel