Durrës, pranga biznesmenit me 8 kg heroinë

22/05/2013 00:00

Policia portale e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 8 kg heroine
dhe ka arrestuar poseduesin e saj, 43-vjeçarin Ardian Rustemi nga
Shkodra.

Sipas burimeve zyrtare policore në automjetin e drejtuar nga Rustemi janë gjetur të fshehura 14 pako të mbështjella me celefon transparent.

“Në dyshemenë e automjetit u gjetën 14 pako në formë paralelopipedi të mbështjella me ngjitës celefon transparent, brenda së cilave përmbajtje pluhuri ngjyrë bezhë që për nga aroma dhe karakteristikat fizike ngjason me lënden narkotike heroinë, e cila nga peshimi rezultoi në masën e 7 Kg e 939,75 gramëve; lëndë kjo të cilën shtetasi në fjalë synonte ta trafikonte drejt Italisë”, bën të ditur zyrtarisht policia.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Top Channel