Leo Di Caprio refuzohet nga modelja

21/05/2013 21:50

Leonardo Di Caprio ka pasur shumë sukses me supermodelet deri tani, por Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Zakonisht Leo vetëm sa i sheh femrat dhe ato i vijnë vetë, por Cara nuk donte t’ia dinte fare edhe pse ai e gjuajti gjatë gjithë mbrëmjes. I provoi të gjitha, por ajo e shmangu. Të gjithë u habitën me faktin që Cara refuzoi një nga aktorët më të mëdhenj në botë.”

Leonardo Di Caprio ka qenë i lidhur me supermodele si GISELE BUNDCHEN, BAR REFAELI, ERIN HEATHERTON, ANNE VYALITSYNA dhe EVA HERZIGOVA. Sipas të njëjtit burim, Cara Delevigne nuk e pëlqen Di Caprion për faktin se është 18 vjet më i madh se ajo.

Top Channel