Jennifer Lawrence, një “mutante seksi”

21/05/2013 00:00

“Mutantja” Jennifer Lawrence tregoi linjat perfekte të saj në shesh xhirimin e serisë së fundit të filmi fantastiko-shkencor, X-Man; Dayes of Future Past.

Aktorja, fituese e cmimit Oscar së fundmi rikthehet në këtë film me dualizmin Raven/Mistique.

Një foto e e publikuar në internet nga regjisori, Bryan Singer tregon Lawrence me uniformën e Mistique dhe në superformë. Lawrence transformohet krejtësisht, e gjitha në një mutante blu, ndërsa ngjyra e syve transformohet e verdhë.

Lawrence u bë pjesë e X-Man në vitin 2011, në episodin e radhës të sagës, X-Man First Class. Përkrah saj do të luajnë aktorë me emër, si Hugh Jackman, Halle Berry, Ian McKellen, Nicholas Hoult, James McAvoy dhe Ellen Page.

X-Man; Days of Future Pas, pritet të dalë në kinematë botërore verën e 2014-ës.

Top Channel