“Poshtërimi” i Justin Bieber

20/05/2013 18:35

Në një mbrëmje ku Selena Gomez fitoi duartrokitjet e një salle të mbushur me yje të muzikës dhe kinematografisë, e me qindra fansa të zgjedhur, ish-i dashuri i saj, Justin Bieber, përjetoi një moment të vërtetë “poshtërimi”, teksa u vërshëllye gjatë performancës.

Të dy adoleshentët ishin të pranishëm në “2013 Billboard Music Awards”, zhvilluar në Las Vegas, gjatë së dielës.

Por, ndërsa kërcimi sensual i 20-vjeçares u duartrokit nga të pranishmit, kanadezi Bieber befasoi në sensin negativ publikun, duke interpretuar në rolin e një alieni, që dilte nga anija e tij jashtëtokësore.

Megjithatë, vërshëllimat nuk ndikuan në vlerësimin e jurisë, e cila nderoi 19-vjeçarin  me tre çmime gjatë mbrëmjes.

 

Top Channel