Eva Longoria harron mbathjet

20/05/2013 00:00

Eva Longoria tregoi shumë më shumë seç duhej në tapetin e kuq në Kanë, mbrëmjen e së dielës.

Ish-ylli i serialit “Shtëpiaket e Dëshpëruara” u shfaq para kamerave dhe fotografëve me një fustan elegant të gjelbër, por mbathjet nuk i kishte parë të arsyeshme për t’i veshur në premierën e filmit të saj të ri.

Kjo nuk është hera e parë që Eva i kënaq sytë publikut nëpër evente të tilla. Në janar të këtij viti ajo tregoi aksidentalisht gjoksin në ceremoninë e Golden Globes.

Top Channel