" /> ">

Rosie: Ndërroj modën për kinematografinë

16/05/2013 16:50

Një prej modeleve më të paguara dhe të famshme në botë, Rosie Huntington-Whiteley, mund të jetë në prag të një “rokade” në karrierën e saj.

26-vjeçarja, në një intervistë për revistën e modës “The Edit”, tregoi se do t’i pëlqente shumë një përvojë në botën e teatrit apo kinematografisë.

“Do të më pëlqente shumë një periudhë e jetës sime në teatër apo ndonjë komedi”, pranoi Rosie në intervistën e publikuar ditën e enjte.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, u publikuan disa foto të setit të ri publicitar të “ëngjëllit” të “VIctoria’s Secret”, pamje që vazhdojnë të provojnë se supermodelja konsiderohet me të drejtë si një prej femrat më tërheqëse në botë.

Top Channel