Largimi nga “ëngjëjt” e “Victoria’s Secret” nuk e ka dekurajuar Miranda Kerr, e cila i është rikthyer menjëherë punës me sfida të reja.

30-vjeçarja udhëtoi në Majemi, ku të enjten regjistroi një seancë fotografike për llogari të një linje veshjesh.

Bashkëshortja e hollivudianit Orlando Bloom, duke dëshmuar linjat e saj të mrekullueshme, tregoi se nuk do ta ketë të vështirë të qëndrojë në majat e botës së modës, pavarësisht përfundimit të parakohshëm të kontratës me shtëpinë më të famshme të prodhimit të veshjeve intime në botë.

Top Channel