Britney Spears: Dua një vajzë!

16/05/2013 00:00

Sapo ka nisur një lidhje të re, por Britney Spears po sheh që tani shumë larg duke menduar për një fëmijë tjetër, mundësisht vajzë.

Këngëtarja 31-vjeçare ka dy djem (7 dhe 6 vjeç) nga martesa e saj me Kevin Federline dhe kërkon një vajzë tashmë.

Duke folur për një emision televiziv amerikan, Spears tha: “Dua patjetër një vajzë!”

Këngëtarja aktualisht është e lidhur me David Lucado, të cilin e ka njohur pas ndarjes nga Jason Trawick në muajin janar.

Britney Spears theksoi gjithashtu se nuk do të habitej nëse djemtë do të ndiqnin hapat e saj në botën e spektaklit: “I pëlqen vëmendja dhe nuk do e kishin problem këtë pjesë. Janë komedianë të vegjël, të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Top Channel