Alain Delon: Nuk dua të vdes i vetmuar

16/05/2013 00:00

Alain Delon ka rrëfyer se “ka humbur pasionin” për botën që e rrethon dhe se kalon shumicën e kohës “duke mos bërë asgjë”, pranë kafshëve shtëpiakë e duke shijuar sa më shumë fëmijët dhe nipërit e tij “për të mos vdekur i vetmuar”.

“Kam qenë aq i lumtur sa nuk përshkruhet gjatë jetës dhe tani dua vetëm të kaloj sa më shumë kohë me fëmijët e mi për të mos vdekur i vetmuar”, theksoi 77-vjeçari në një intervistë të publikuar nga ‘Paris Match’.

Aktori francez pranon se është një burrë nostalgjik që shpesh sheh nga e kaluara dhe shton se bota nuk e josh më: “Nuk më pëlqen më asgjë. Kam qenë njeri shumë i apasionuar, por tani më duket sikur nuk kam emocione. Më mungon dëshira dhe vullneti, por mbase zgjohem sërish.”

Edhe pse ende merr shumë propozime për role në filma të rinj, Delon theksoi se e konsideron veten një aktor në pension dhe mund të ndërrojë mendje vetëm për regjisorët Luc Besson dhe Roman Polanski.

Top Channel