Shkrimtare në moshë të vogël

15/05/2013 18:30

Enia ka hedhur hapat e parë drejt botës së librit. Edhe pse vetëm 10 vjeç, ajo ka botuar një libër me proza për fëmijë. E frymëzuar nga vizita në një shtëpi fëmijësh, vogëlushja arritit të ndërtojë historinë e një vajze e cila ishte braktisur nga prindërit.

Botimi i librit “Vogëlushja Klara” ishte një dhuratë për ditëlindjen e Enias. Mes lojrave, muzikës dhe kërcimit Enia kishte rezervuar edhe një moment për të lënë një autograf në librin e saj të parë.

Enia është nxënëse e klasës së katërt në shkollën “Emin Duraku” dhe ajo që e kuptoi e para talentin e 10-vjeçares ishte zysha e saj, Anila Sefolli.

“Që në klasë të parë dallohej në krijimin e fjalive dhe poezive të thjeshta. Ajo i lexon dhe i diskuton librat e kjo më pëlqen”, shprehet Anila.

Mësuesja e cila prej 20 vitesh edukon fëmijët, tregon edhe emocionet e para kur mori vesh që nxënësja e saj do të botonte një libër: “Kur pashë kopertinën u emocionova shumë. Më vjen shumë mirë që ka nisur një rrugë të gjatë në krijim dhe i uroj shumë suksese.”

E në hapat e parë të kësaj rruge të gjatë Enia sigurisht që ka nevojë për shumë mbështetje. Suksese Enia!

Elia: Si e mbush kohën me lexime

Ajo dëshiron që një ditë të jetë e famshme në botën televizonit, por gjëja më e rëndësishme për të sot është të lexojë sa më shumë libra. Kjo është Elia Mezani, 10-vjeçarja që dashurinë për libart e kultivon me shumë pasion.

Në dhomën e saj ajo ka një bibbliotekë mjaft të veçantë: “Bibliotekën e parë ma ka bërë mami dhe prandaj është e veçantë për mua.”

Librat e kanë shoqruar Elian gjatë gjithë kohës, kjo gjë e ndikuar edhe nga mamaj e saj Mirela: “Dashuria e Elias për librat është edukuar. Unë dhe Elia kemi një pakt: ajo duhet të lexojë libra, ndërsa unë duhet t’i plotësoj tekat.”

Me kalimin e viteve kërkesa për libra tashmë bëhej nga vetë Elia. Mirela tregon se vajza e saj sillte listën e librave që kërkonte për të lexuar dhe se tashmë ajo i ka kërkuar që të regjistrohet edhe në Bibliotekën Kombëtare.

“Më ka habitur kur më ka kërkuar libra të autorëve që as unë nuk i njoh”, shprehet mamaja e vogëlushes.

Tashmë 10-vjeçarja lexon më shumë se 15 libra në muaj.

Top Channel