Pas gjoksit, Jolie heq edhe mitrën?

15/05/2013 16:55

Një ditë pasi Angeline Jolie komunikoi realizimin e një mastektomi, siç quhet ndërhyrja e heqjes së të dy gjokseve, mësohet se aktorja hollivudiane tashmë po planifikon të heqë edhe mitrën e ovariet.

37-vjeçarja ka trashëguar nga prindërit e saj një gen, i cili favorizon dukshëm mundësinë e krijimit të tumoreve.

Ajo vendosi të hiqte gjoksin pasi mjekët zbuluan se kishte 87% mundësi që të prekej nga kanceri i gjirit në të ardhmen.

Megjithatë, njëkohësisht, ky gen rrit në 50% mundësinë që Jolie të preket nga tumori në qafën e mitrës ose ovarie gjatë jetës së saj.

Ishte pikërisht tumori i ovarieve, ai i cili i shkaktoi vdekjen nënës së Jolie, Marcheline Bertrand, pas tetë vitesh beteje me sëmundjen, në vitin 2007.

E tronditur ende nga fati i keq i mamasë së saj, Jolie, nënë e gjashtë fëmijëve, midis të cilëve tre natyralë të saj dhe tre të birësuar, duket se nuk është e gatshme të rrezikojë dhe së shpejti, me sa duket, mund të vendosë që të largojë nga trupi i saj edhe tërësinë e organeve të riprodhimit femëror.

Top Channel