Zoe Saldana rrëfen jetën seksuale

14/05/2013 00:00

Pasi është shoqëruar me dy aktorë, Zoe Saldana ka vendosur t’i japë fund
lidhjeve me yje të kinemasë. Aktorja duket se është betuar që tani e
tutje do të ketë lidhje me persona të profilit më të ulët.

Planet e saj Zoe i ka rrëfyer në intervistën e radhës, për revistën “Allure”, për të cilën ka pozuar në mënyrë provokuese.

Aktorja ka zbuluar gjithashtu se në të ardhmen lidhja e saj mund të mos jetë domosdoshmërisht me një mashkull. “Mund të përfundoj me një grua dhe të rris fëmijët e mi. Jam biseksuale”, ka thënë aktorja.

Në muajt e fundit Zoe ka qenë e lidhur me aktorët Bradley Cooper dhe Keith Britton për tre vjet.

Zoe dhe Bradley thuhet se kanë shijuar një udhëtim romantik në Paris për pushimet e fundvitit. Por tani, teksa Bradley është lidhur me një modele të re, Zoe duket rehat në pavarësinë e saj.

Top Channel