Rod Stewart: Steroidet më zvogëluan penisin

14/05/2013 21:50

Rod Stewart ka pranuar se ka përdorur shumë steroide për të “përgatitur” kordat vokale para koncerteve, por ky ves ka bërë që t’i zvogëlohet organi gjenital.

Në një intervistë me revistën ‘Mojo’, këngëtari i famshëm tha: “Në fund të viteve ’80 u bëra i varur nga steroidet. Sa më shumë bëhej e zhurmshme banda, aq më shumë çirresha unë sepse atëherë nuk kishim kufje si sot. Përdorja steroide për zërin, por pasojat ishin të gjitha për penisin tim.”

“Steroidët të fryjnë dhe nuk mund të flesh natën. Është një nga drogat më të bezdisshme në botë. Një herë kam pasur hemorragji të brendshme në stomak dhe haluçinacione”, shton Stewart, i cili pranon se vazhdon të përdorë steroide një herë në vit.

“Kur e shoh veten në vështirësi, përdor sërish steroide. Të ndihmojnë për shfaqjen, por nuk mund të këndosh për 10 ditë radhazi pastaj.”

Top Channel