Rita Ora, në publik me DJ Calvin

14/05/2013 00:00

Këngëtarja Rita Ora dhe DJ-i Calvin Harris konfirmuan lidhjen e tyre
teksa u shfaqën së bashku në publik për të vajtur në një festë.

Producenti skocez dhe vajza me origjinë nga Kosova mbërritën dorë për dore në një klub të Londrës, për të ndjekur promovimin e albumit të Daft Punk.

Por përveç lidhjes, në sy ra shoqërimi i Orës dhe Harris nga një eskortë policie, që i çoi ata deri në ambjentet e brendshme të klubit.

Pasi i dha fund pak kohë më parë lidhjes me Rob Kardashian, Rita duket rehat me Calvin dhe së bashku nuk e kanë problem ta bëjnë lidhjen e tyre publike.

Një person i pranishëm në festë tregoi për “Daily Mail” se çifti rrinte gjithë kohës bashkë dhe puthej hapur në sy të të ftuarve të tjerë.

Ndërkohë, përveç lidhjes me Ritën, Calvin ka arsye të tjera për të qenë i gëzuar, pasi 8 këngë të albumit të tij “18 Months” rezultuan në listën e 10 këngëve më të mira për një kohë të gjatë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Michael Jackson me 7 këngë në top-listë nga albumi i vitit 1987 “Bad” dhe atë të vitit 1991, “Dangerous”.

Top Channel