Rihanna ndryshon “look”

14/05/2013 16:10

Duket se pas ndarjes së radhës nga Chris Brown, Rihanna kishte nevojë për një ndryshim dhe të hënën këngëtarja e famshme u pa në Nju Jork me një parruke bjonde.

Truprojat e saj bënë të pamundurën që “look”-u i ri i 25-vjeçares të mos zbulohej, por paparacët u treguan të shpejtë dhe arritën të kapnin ndryshimin.

Disa orë më vonë Rihanna sqaroi në Twitter se parrukja ishte pjesë e një seti fotografik për ‘Mac’.

Top Channel