Rihanna provokon në Instagram

13/05/2013 00:00

Rihanna është e famshme për shijet e saj në veshje dhe të dielën këngëtarja nga Barbados postoi në Instagram disa foto ku shihej (si rrallë herë) me një komplet xhinsi.

Një nga pozat bie më shumë në sy pasi 25-vjeçarja poshtë xhaketës së shkurtër nuk kishte veshur reçipeta.

Ndërkohë, mendohet se Rihanna i ka dhënë fund edhe një herë tjetër marrëdhënies së saj me Chris Brown javën e kaluar.

Në një intervistë të disa ditëve më parë, Brown tha: “Do ta dua gjithmonë atë person, por nuk jam i fokusuar te martesa me dikë në atë moshë. Më duhet të eci përpara, të bëhem burrë dhe të jem Chris Brown-i më i mirë i mundshëm”, tha ai.

Top Channel