Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi se mandati i qeverisë Thaçi po identifikohet me tri probleme kryesore: papunësi, varfëri dhe korrupsion.

Sipas LDK-së, në një artikull të përcjellë nga “Telegrafi”, rreth 77% të qytetarëve vlerësojnë se këto tri probleme si më të rëndat në Kosovë në vitet e fundit.

LDK e vlerëson shqetësues faktin se punësimi në institucione qeveritare po bëhet mbi baza të lidhjeve familjare, ryshfetit dhe përkatësisë partiake.

“Gjatë vitit 2012, qeveria Thaçi ka rritur punësimin në institucione qeveritare për mbi 900 persona. Anketat e fundit nga organizata ndërkombëtare tregojnë se ky punësim është bërë në bazë të lidhjeve familjare dhe miqve në 38% të rasteve, ryshfetit në 24% të rasteve dhe përkatësisë partiake në 13% të rasteve. Niveli arsimor është shumë më pak i rëndësishëm për t’u punësuar, vetëm 12%”, pretendon LDK-ja.

Kjo parti thekson se si pasojë e kësaj, administrata publike është bërë jo profesionale dhe e mbushur me militantë partiakë.

Sipas LDK-së, është paradoksale që investimet kryesore janë përqendruar në infrastrukturën rrugore, kur vetëm 1% e qytetarëve e shohin infrastrukturën si problemin kryesor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA