Edberi: Me Jonidën, vetëm shoqëri

12/05/2013 00:00

Edberi, i eleminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother, foli për eksperiencën e tij në këtë reality-show nga studio e ‘Fan Club’ duke thënë se “në Big Brother u futa për të hapur rrugë të reja në jetë”.

Duke folur për marrëdhënien e veçantë që ka pasur në shtëpi me Jonidën, Edberi shpjegoi se nuk ka ndodhur asgjë mes të dyve: “Me Jonidën nuk ka pasur asgjë tjetër veç shoqërisë.”

Ndërsa vetë Jonida, e cila iu bashkua në studio Edberit, theksoi: “E dija që Edberi kishte një partnere jashtë, Arbenitën. Ndoshta, në rrethana të tjera do të kishte ndodhur ndonjë gjë brenda shtëpisë.”

Top Channel