“Të zhvendosura përbrenda”

11/05/2013 20:10

“Të zhvendosura përbrenda” titullohej interpretimi që u kushtohet grave viktima të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila u realizua në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, POLIP.

Transformimi i traumës përmes artit: Dhunimet gjatë luftës dhe kujtesa individuale dhe e përbashkët, për bazë kanë dëshmi të grave të dhunuara në Kosovë.

“Ideja ka qenë që të punohet një temë për dhunimet e luftës, por duke u qëndruar besnik materialeve arkivore. Kemi mbledhur dëshmitë e grave të dhunuara që janë marrë nga raporti i OSBE-së dhe kemi kontaktuar disa prej tyre”, tregon Doruntina Basha, menaxhere e projektit.

Për aktoret nuk ishte emocionalisht e lehtë të përcillej një moment i tillë tek publiku. “Ditën e parë jemi ballafaquar me dëshmitë e grave të dhunuara dhe ka qenë një ditë e paharrueshme”, rrëfen aktorja Fjolla Hoxha.

“Gjatë luftës kam qenë këtu tërë kohën dhe kam pasur një lloj traume për periudhën e pasluftës”, shton aktorja tjetër Vjosa Shala.

Shfaqja e punuar nga Elizabeth Hess erdhi si pjesë e POLIP, Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë. Rolet u interpretuan nga Vlora Nikçi, Vjosa Shala e të tjerë.

Top Channel